Terror në Itali, hap zjarr nga një makinë, 7 të plagosur

406
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Macerata të Italisë, ku një person ka hapur zjarr nga makinë në ecje e sipër. Mediat italiane raportojnë se nga të shtënat 7 persona kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihen ende detajet e krimit.
Tgcom shkruan se një makinë e zezë, brenda të cilës ishin dy persona, kanë hapur zjarr në rrugët e qytetit. Nga hetimet e para, thuhet se shënjestra e sulmit ishin njerëzit me ngjyrë.
Pak pas ngjarjes, kryetari i Bashkisë u ka bërë thirrje qytetarëve; “Qëndroni të mbyllur në shtëpi”.
Pesë prej të plagosurve kanë shkuar në urgjencë, ndërkohë që njeri prej tyre po i nënshtrohet një operacioni.
Sigal