Tërmeti rrafshon fshatin grek, të plagosur dhe të bllokuar nën rrënoja

469
Tërmeti i fuqishëm prej më shumë se 6 ballësh që goditi sot brigjet turke dhe greke në Detin Egje ka rrafshuar pothuajse plotësisht një fshat në ishullin e Lesvosit.
Gazeta greke “Protothema” tha se të paktën 10 persona janë plagosur në tërmet dhe një grua ndodhet e bllokuar nën rrënoja pasi shtëpia e saj u shemb.
Burri i gruas së bllokuar nën rrënoja raportohet se është në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë transportuar në qendrën shëndetësore të Polichinitisit dhe shumica e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Rrëshqitje dheu janë raportuar në fshatin e Melindas në jug të ishullit të Lesvosit, ndërsa rruga që lidh Plomarin dhe Mytilenen është shkatërruar pjesërisht.
Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare tha se një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi 84 kilometër në veriperëndim të provincës së Izmirit.
Qendra Sizmologjike e Amerikës tha se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje, 11 kilometër në jug të Plomarit, fshat në brigjet jugore të Lesbosit, në Greqi. Zona u godit më pas nga dy goditje të tjera, me magnitudë 4.5 ballë.
Sigal