Tërmeti në Itali/ Pas foshnjës, nxirret i gjallë nga rrënojat edhe vëllai tjetër

512
Pas foshnjës 7 muajsh, Pasquale, që u nxor i gjallë nga rrënojat e banesës së tyre pasi tërmetit që ra në Casamicciola, në ishullin Iskia, forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë të gjallë edhe vëllain e tij, Mattias.
‘Tgcom’ shkruan se forcat e zjarrfikëses janë duke gërmuar ende në këtë banesë pasi poshtë rrënojave ndodhet edhe vëllai tjetër, Ciro.

Nga tërmeti që goditi ishullin e Iskia-s dy gra humbën jetën dhe 39 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 2.600 persona kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre janë shkatërruar.

Tërmeti 3.6 ballë ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie, ndërsa një pjesë e ishullit është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio. Forcat e shpëtimit janë në terren për të dhënë ndihmën e tyre.
Sigal