Tërmeti në Itali, 11-vjeçari tregon mrekullinë e shpëtimit

606
“Kur me nxorën jashtë dhe pashë dritën, mendimi i parë që më erdhi ishte Zoti, ekzistoka pra, mendova.”
Kështu thotë Ciro, djali 11-vjecar që u nxorr i gjallë nga rrënojat në Ischia së bashku me dy vëllezërit e tij më të vegjël. Ciro ndodhet tani në spital ku i qëndron pranë e ëma, e cila është shtatzënë në muajin e pestë me një vajze dhe dy vëllezërit e tij të vegjel, Pasquale 7 muajsh dhe Matias 8 vjeç.“Kur mora vesh që vëllai i vogël ishte mire, i thashë vetes që tani duhet t’ia dal edhe unë”, thotë Ciro. Megjithatë ankthi mbetet në mendimet e tij, “ku do shkojmë tani? Kemi humbur gjithë lodrat, gjithë gjerat tona”. Ai shton se dëshiron të shërohet sa më shpejt dhe të luajë si gjithë fëmijët e tjerë.
Fjalët e fundit gjatë një interviste në një televizion lokal, Ciro ia drejton zjarrfikësit që e nxori nga rrënojat “faleminderit që më dhe kurajo, faleminderit që më dhurove distinktivin. Do hamë me siguri një pizza bashkë. Po të mos ishte për ty, për ju, unë do kisha vdekur tani.”
E gjithë familja e Ciros shpëtoi mrekullisht nga tërmeti, ai vete kërkoi të dilte vetëm pasi të shpëtohej vëllai i tij 8-vjeçar, të cilin gjatë tërmetit e kishte shpëtuar duke e futur poshtë krevatit.
Sigal