Tërmeti, konferenca e donatorëve do të mbahet në Tiranë

201

Këshilli Europës ka njoftuar se konferenca e donatorëve për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri do mbahet në Tiranë.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se konferenca do mbahet në fillim ose në mes të janarit dhe se mori mbështetjen e menjëhershme të të gjitha shteteve anëtare.

“Është gjë e mirë që ramë dakord për një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë në fillim të janarit ose në mes të janarit. Ishte inkurajuese të shihnim mbështetjen e menjëhershme të shteteve anëtare për të qenë përkrah shqiptarëve,”- tha ajo.

Ndërkohë pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron tha se do jenë pranë shqiptarëve.