Ballina Bota dhe Rajoni Tërmeti i fuqishëm shkund Italinë. Dhjetra persona të plagosur

Tërmeti i fuqishëm shkund Italinë. Dhjetra persona të plagosur

595
Sigal

Catania është zgjuar e tronditur në orën 2:34 min të mëngjesit të sotëm  për shkak të një tërmeti 4.8 ballë që ka shkundur qytetin.

Mësohet paraprakisht se veç dëmeve të shumta në banesa tërmeti ka shkaktuar lëndimin e dhjetra personave nga shembjet, të cilët i janë drejtuar më pas spitalit. Disa qindra persona të tjerë e kaluan natën jashtë të trembur.

Tërmeti kishte si epiqendër qytetin Santa Maria di Licodia. Epiqendra e tërmetit ka qënë në thellësinë 9 km.

Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të Catania-s me plagë të lehta, ndërsa paniku ka qenë i pranishëm te të gjithë qytetarët, të cilët kanë shprehur mobilizimin dhe në rrjetet sociale.

Mbrojtja civile është në terren dhe ka regjistruar vendet ku kanë ndodhur shembje, si në Biancavilla, Santa Maria di Licodia e Adrano.

Tërmeti u ndie edhe në provinca të tjera, si Siracusa, Enna e Messina.

Disa nga qytetarët shprehen të tronditur rreth asaj që kanë përjetuar duke shkruar:

“Në katin e nëntë ishte e tmerrshme, ai tundte gjithçka”.

‘’Isha duke fjetur dhe shtrati po më shtyhej të paktën 10 cm, po dridhesha nga frika”.

‘’U hodha nga shtrati duke menduar se dikush po më lëvizte dhomën”.