Tërmeti 4.8 ballë godet Siçilinë, 10 të plagosur

439
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë rreth vullkanit më aktiv të Evropës në malin Etna, duke plagosur së paku  10 persona, raportojnë mediat italiane.

Disa ndërtesa u dëmtuan nga lëkundjamë e fundit në dhjetra dridhje të regjistruara që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më parë fshatra të afërta dhe fluturimet nga aeroporti i Catanias u ndaluan  përkohësisht.

Ndërkohë njerëzit në mal u lajmëruan tgë largoheshin me shpejtësi.

Tërmeti goditi në orën 03:19 me orën lokale të mërkurën pranë komunës së Viagrande.

Ndërkohë në mediat sociale po qarkullojnë fotografitë e ndërtesave të dëmtuara.