Tërmete në Itali, të paktën 22 të vdekur

483
Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani janë 22 viktima dhe dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Raportohet për 2 të vdekur në nell’Ascolano, 5 në Amatrice, 6 në Accumoli dhe 3 në Arquata del Tronto.
Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto. Ndërsa mbi 100 persona raportohen të zhdukur. Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km. Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.
Sigal