Tërmet në Greqi, lëkundet Athina

588
Një tërmet me Magnitudë 4.4 ka tronditur Greqinë mbrëmjen e së hënës.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, tërmeti ra në orën 10:26 të mbrëmjes së sotme.
Sipas raportimeve paraprake epiqendra e tërmetit ishte në Marathonas, 29 kilometër në verilindje të kryeqytetit Athinë, në një thellësi prej 5 kilometrash.
Por mediat raportojnë se lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në kryeqytetin Athinë.
Sigal