Tërmet me magnitudë 6,2 ballë në Indonezi

449
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka goditur veri-perëndimin e Indonezisë, por nuk ka pasur njoftim për cunam dhe për momentin nuk ka viktima apo dëme.

Lajmin e jep Observatori gjeologjik amerikan. Tërmeti ka goditur në një thellësi 20 kilometra në brigjet e ishullit të Simeulue, në perëndim të Sumatras.

Shërbimi sizmiologjik dhe gjeologjik i Indonezisë ka përjashtuar kërcimet nga cunami. Njerëzit kanë vrapuar në plazhe pas lëkundjeve të forta që shkaktuan panik të madh.