Tërmet i fuqishëm në Zelandën e re, shëmben shkëmbinjtë në breg

489
Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 5.7 i shkallës Rihret, ka krijuar panik dhe frikë në zonën e Christchurch, në Zelandën e re.
Një pjesë e shkëmbit është shkëputur dhe ka rënë në det. Dëmet në qytet kanë qenë të vogla, duke marrë parasysh tërmetin e 2011 ku humbën jetën 200 njerëz.
Policia ka njoftuar që nuk ka pasur asnjë të plagosur rëndë, por qindra persona janë evakuuar nga banesat e tyre.
Shkëmbinjtë që janë shkëputur në disa pika të bregut kanë ngritur re të mëdha pluhuri.
Sigal