Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë në Kili

373
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë është regjistruar pranë brigjeve të Kilit. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 246 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Santiago. Mediat vendase kanë raportuar deri tani për 5 persona të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime.
Qendra për Paralajmërimin e Cunameve në Paqësore ka njoftuar se menjëherë pas tërmetit është gjeneruar një cunam, vala e të cilit arrin deri në 3 metra. Ndërsa është dhënë menjëherë urdhër për evakuimin e zonave bregdetare. Ndërkohë që sirenat paralajmëruese të cunamit janë dëgjuar në portin e Valparaiso. Paralajmërimi për cunam është dhënë edhe në Peru dhe në Hauai.
Sigal