Tërmet i fuqishëm edhe në Ekuador, të paktën 77 të vdekur

471
Pas Japonisë ku mbetën dhjetëra të vdekur, një tjetër tërmet ka goditur edhe Ekuadorin. Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas ka thënë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh ka goditur vendin duke lënë të vdekur të paktën 77 persona. Siç raportojnë mediat e huaja, në gjashtë provinca të Ekuadorit është shpallur gjendja emergjente, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar për t’i dalë në ndihmë të prekurve. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit bregdetar Muisne. Nga lëkundjet e fuqishme është shkatërruar një urë në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil. Tërmeti ka shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i dalën në ndihmë atyre.
Sigal