Tërmet 7.9 ballë trondit Indonezinë, frikë për tsunam

507
Një tërmet i fuqishëm dhe i cekët tronditi brigjet perëndimore të ishullit indonezian të Sumatras këtë të mërkurë, duke rikthyer makthin e tërmetit të 26 dhjetorit të 2004-s, që shkaktoi një cunam gjigant e që mori 230 mijë jetë njerëzish, teksa pati raportime fillestare për të vdekur. Menjëherë, autoritetet vendase lëshuan paralajmërimin për cunami, në mesin e frikës se, pas lëkundjeve të fuqishme të regjistruara në det, një dallgë masive mund të godasë tokën. Edhe Australia fqinje veproi në të njëjtën mënyrë, për të mbikëqyrur pjesën perëndimore të saj, por më pas anuloi gjithçka.
“Ka disa të vdekur”, tha Heronimus Guru, zëvendëskreu i operacioenve në Agjencinë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit. Ai nuk përcaktoi një numër të qartë, por tha se çdo operacion shpëtimi do të pengohet prej errësirës, që bie shumë shpejt në arkipelagun tropikal. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale nga tërmeti i fundit, por sa më i cekët të jetë një i tillë, aq më i rrezikshëm bëhet për njerëzit dhe banesat. Fillimisht Shërbimi Gjeologjik amerikan raportoi për tërmet 8,2 ballësh, për ta ulur më tej në 8,1 dhe në fund në 7,9. Epiqendra e tij ishte 808 km në Jugperëndim të Padangut. Ai ishte 10 km i thellë.
Sigal