Tërmet 5.4 ballë edhe në Beograd

612
Sigal

Raportohet se një tërmet ka goditur sot edhe Serbinë, epiqendra ka qenë në Beograd.

Në Beograd sot rreth orës 10:20 është ndier një tërmet i fortë. Siç lajmërojnë mediat serbe, ndërtesat janë dridhur në qendër të Beogradit, si dhe në Beogradin e Ri.

Kujtojmë që sot një tjetër tërmet ka goditur edhe Bosnjën.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ishte me fuqi 5.4 të shkallës Rihter.