Tërmet 5.3 ballë në afërsi të Bodrumit, në panik turistët në Turqi

444
Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë tronditi sot një rajon turistik në jugperëndim të Turqisë, bëri të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS), por autoritetet nuk njoftojnë për momentin për viktima apo dëme.
“Lëkundje të tokës u shënuan rreth 14 kilometra në juglindje të Bodrumit, një nga zonat turistike më të frekuentuara të bregdetit turk në pikun e sezonit turistik, me një thellësi rreth 10 kilometra”, saktësoi USGS.

Persona të shumtë që ndodheshin në Bodrum kanë dalë menjëherë në sheshe, nga frika e shembjes së ndërtesave, sipas televizionit turk NTV.

Turqia njihet si zonë me lëkundje të forta sizmike.
Sigal