Tërhiqet shqiptari Shkreli, ul çmimin e pilulës, por nuk përcakton shifrën

462
I vënë nën presion nga ish-Sekretarja e Shtetit, aktualisht kandidate e demokratëve për Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, por edhe nga shumë të tjerë, Martin shkreli deklaron se do të ulë cmimin e ilacit Daraprim.
Kompania farmaceutike që ai drejton kishte rritur me 5 mijë përqind çmimin e medikamentit që përdoret nga pacientë të prekur me virusin e HIV/AIDS.
Shkreli nuk dha detaje se sa do të jetë çmimi i ri, por u shpreh se gjatë javës do të sqarojë kosoton e dhe ndryshimin e çmimit.
Në një prononcim për rrjetin NBC , Martin Shkreli tha se vendimi për uljen e çmimit erdhi si pasojë e reagimeve të shumta dhe të ashpra mbi rritjen e çmimit të ilaçit nga 13.50 dollarë, deri në 750 dollarë për pilulë.
“Mendoj se është gjëja e duhur të ulim çmimin , në përgjigje të zemërimit masiv që shkaktoi rritja e tij” u shpreh Shkreli, duke shtuar se çmimi do të kthehet në 13,50 dollarë në disa javë.
Ilaçi përdoret si kurë standarde për një sëmundje të quajtur taksoplasmozë, e cila prek personat me imunitet të dobët, siç mund të jenë të infektuarit me virusin HIV.
Sigal