Tërhiqet Bannon: Trump një njeri i madh

561
Ish strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon tha se asgjë nuk mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e tij me Presidentin Trump. Komentet bëhen një ditë pas kritikave të ashpra të ndërmarra dje ndaj tij nga Shtëpia e Bardhë.
Sulmet lidhen me publikimin e pritshëm të një libri, ku zoti Bannon citohet të ketë thënë se e quan akt tradhtie dhe jopatriotik faktin që djali i madh i presidentit dhe disa persona të tjerë u takuan me rusët gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016. Avokatët e Presidentit Trump kanë deklaruar se do ta bllokojnë botimin e librit.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara është një njeri i madh”, tha Bannon në emisionin e mbrëmshëm. “E dini, unë e mbështes atë ditë e ditë.”
Pas deklaratës së Bannon se djali i Trump ishte takuar me rusët, presidenti I SHBA-së tha se Bannon e ka humbur mendjen.
Sigal