Tërhiqen nga tregu 58 mijë teste shtatzënie: U tregonin rezultate të gabuara femrave

483
Sigal

Një lloj specifik i testeve digjitale të shtatzënisë ka dhënë rezultate të gabuara te femrat që i kanë përdorur. Rreth 58,000 teste u tërhoqën nga shpërndarja në Britani të Madhe pasi u kanë dhënë grave gabimisht rezultate pozitive. Nga tregu i ka tërhequr vet prodhuesi kinez, Guangzhou Wondfo Biotech. Testi tregon shenjën pozitive edhe nëse gruaja nuk është shtatzënë. Alarmi gjithashtu shtrihet në Shtetet e Bashkuara. Alarmi, ndërkohë, ka shtrirë edhe në SHBA. Në fakt, zyrtarët shëndetësorë të SH.B.A.-së po i këshillojnë konsumatorët që të kontrollojnë që testi i blerë nuk vjen nga prodhimi i cili ka rezultuar me të meta. Agjencia e Rregullatorit për Produkte Medicinale dhe Shëndetësore (MRHA) deklaroi për mediet se testet kanë treguar gabimisht që përdoruesja ishte shtatzënë, ndërkohë që rezultati duhej të ishte negativ. “Siguria e pacientit është përparësia jonë kryesore”, përsëriti Duncan McPherson, drejtor klinik i pajisjeve mjekësore në Agjencinë e Rregullatorit të Shëndetit Farmaceutik dhe Shëndetësor në një njoftim për shtyp. “Ne fuqimisht inkurajojmë këdo që të raportojë çdo problem me këtë produkt,” shtoi ai.