Tenton të vetvritet në Gjermani, pasi ju refuzua azili

499
“Dramë në Fichtelsee. Ata preferojnë të vdesin në Gjermani se sa të kthehen në Kosovë”. Kështu e ka nisur lajmin e tentativës për vetëvrasje të një të reje kosovare, e përditshmja gjermane “Kurier”.
22-vjeçares nga Kosova i ishte refuzuar azili në shtetin Gjerman dhe për këtë arsye ajo ka hipur në çatinë e kampit në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani, me një thikë në dorë duke kërcënuar se to të vrasë veten.
Janë dashur më shumë se dy orë bisedime nga ana e policisë dhe përfaqësuesve të komunës të cilët mbërritur menjëherë aty për ta bindur 22-vjeçaren të zbresë nga çatia.
Pasi ka zbritur e reja ju dorëzua mjekëve për trajtim, thotë policia.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimeve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.
Gruaja e re shqiptare jeton që 18 muaj me prindërit dhe dy vëllezërit në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee. Sipas vëllait të saj, ajo kishte lënë në Kosovë burrin e saj të dhunshëm. Sa ishte në Kosovë, burri e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë së bashku më familjen e saj. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata vendosen të largohen. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar. Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.
Sigal