Tentoi grusht shteti, Kim Jong-un bën gjeneralin ushqim për piranja

650
Sigal

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet të ketë ekzekutuar një gjeneral të cilin e akuzonte për komplot, duke e hedhur në një akuarium gjigand të mbushur me piranja.

Gjenerali i paemër u tha se ishte viktima e fundit e udhëheqësit diktatorial, i cili ka ekzekutuar ndihmës të shumtë, përfshirë këtu të dërguarin e tij në SHBA në maj.

Gjenerali dyshohet se u vra në një akuarium gjigant piranjash të ndërtuar brenda Rezidencës Ryongsong të Kim, në Pyongyang, pasi u akuzua për komplotin e një grushti shteti, raportoi Daily Star.

Pretendohet se gjenerali kishte krahët të prera me thika para se të hidhej në rezervuar, e cila ishte e mbushur me qindra piranja të importuara nga Brazili. Megjithatë, është ende e paqartë nëse gjenerali u vra nga peshku mishngrënës, apo vdiq nga plagët e tij të mëparshme.

Piranjat janë peshq mishngrënës me dhëmbë të mprehta që mund të heqin mishin nga një kufomë për pak minuta.