Tentativa për grusht shteti, Turqia lëshon urdhër arrest për ish-zyrtarin e CIA-s

558
Turqia ka lëshuar një urdhër arrest për një ish zyrtar të CIA-s, pasi akuzohet si i implikuar në tentativën për grusht shteti, ku u tentua të rrëzohet presidenti turk Erdogan.
Kryeprokurori i Turqisë akuzon ish- nënpresidentin e Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të CIA-s, Graham Fuller se ka lidhje me klerikun Fethullah Gylen. Ankaraja thotë se Gylen ishte udhëheqësi i përpjekjes së grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi.
Graham Fuller akuzohet se është përpjekur të përmbysë qeverinë turke, si dhe ka tentuar të marrë informacione shtetërore sekrete për qëllime politike dhe ushtarake, njofton Hyrriet. Fletë arresti pritet të tensionojë më tepër marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Turqisë.
Më shumë se 50,000 njerëz janë arrestuar në Turqi apo janë në pritje të gjykimit për lidhje me Gulen. Rreth 150 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra në sektorë privatë e publikë, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik, 2016.
Sigal