Tensioni SHBA- Penian, nëndetësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut

645
Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut, mes shqetësimeve për mundësinë e një tjetër rakete apo prove bërthamore të Koresë së Veriut. Nëndetësja amerikane me raketa do t’i bashkohet grupit luftanijeve të drejtuara nga aeroplanmbajtësja Carl Vinson. Koreja e Veriut po feston 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë, por më parë Koreja e Veriut i ka përkujtuar evente të ngjashme me teste raketore.
Kohët e fundit janë rritur tensionet në gadishullin Korean teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut kanë bërë deklarata të ashpra ndaj njëra tjetrës. Nëndetësja amerikane pritet të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake me aeroplanmbajtësen Carl Vinson të drejtuara nga SHBA-ja si mënyrë për të treguar forcën shkruan CNN.

Grupi i luftanijeve u bë pjesë e një konfuzioni, kur nuk u drejtua menjëherë në gadishullin Korean, por zyrtarë të marinës amerikane u shprehën se tashmë grupi po drejtohet në rajon ashtu sikurse ishte dhënë urdhër. Peniani reagoi me zemërim, duke kërcënuar se do ta fundosë aeroplanmbajtësen duke u kundërpërgjigjur me sulme raketore kundër agresionit amerikan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është shprehur se SHBA-ja ka nëndetëse shumë më të fuqishme se aeroplan mbajtësja. Sakaq, Kina ka bërë thirrje për qetësi. Presidenti Xi Jinping teksa ka folur me Trumpin lidhur me këtë çështje i ka bërë thirrje palëve të shmangin veprimet që mund të çojnë në rritje të tensioneve.
Sigal