Tensionet – Vrasja e Kim Jong-nam, Koreja e Veriut dhe Malajzia bllokojnë qytetarët

516
Vijojnë tensionet mes Koresë së Veriut dhe Malajzisë pas vrasjes së gjysëm-vëllait të diktatorit, Kim Jong-nam. Të dy shtetet kanë bllokuar përkohësisht lëvizjen e qytetarëve të njëri-tjetrit, për të dalë nga vendet e tyre.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha të martën se “të gjithë shtetasit e Malajzisë në Republikën Popullore Demokratike e Koresë do të ndalohen përkohësisht të largohen nga vendi deri zgjidhjen e çështjes që ka ndodhur në Malajzi.

Masat e forta vinë pas zemërimit të Koresë së Veriut lidhur me hetimet e Malajzisë për vdekjen e Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur.

Malajzia më herët ka anulluar udhëtimin pa viza për koreano-veriorët që vizitojnë vendin, duke cituar çështjet e sigurisë si shkak.

Koreja e Veriut nuk është akuzuar drejtpërsëdrejti për sulmin, por ka dyshime të gjera se Peniani qëndron pas gjithë kësaj ngjarje.

Të gjitha këto pretendime janë mohuar kategorikisht nga Koreja e Veriut, që gjithashtu refuzoi edhe rezultatet e biopsisë mbi trupin e zotit Kim.

Që pas incidentit, autoritetet e vendit kanë kërkuar me ngulm që trupi t’i dorëzohet atyre.
Sigal