Tensionet – Tillerson insiston: Trump do zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut

79
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, insiston se Presidenti Donald Trump dëshiron të zgjidhë konfrontimin me Korenë e Veriut nëpërmjet diplomacisë.

‘Përpjekjet për tu marrë vesh do të vazhdojnë derisa të bjerë bomba e parë’ – deklaroi Tillerson për CNN.

Sipas kryediplomatit amerikan, sanksionet dhe diplomacia kanë rezultuar në një unitet të paprecedent ndërkombëtar kundër programit bërthamor të Koresë së veriut.

Muajin e kaluar, Trump i tha Tillerson të mos humbte kohë duke kërkuar bisedime me Kim Jong-un.

Komentet e Tillerson vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e tyre të fundit ushtarake të përbashkët në ujërat që rrethojnë gadishullin Korean, duke përfshirë avionët luftarakë, shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve.

Stërvitjet vazhdimisht zemërojnë Veriun, dhe Pheniani ka denoncuar në të kaluarën si një “provë për luftë”.

Në intervistën për CNN, Tillerson gjithashtu refuzoi pyetjen nëse e kishte cilësuar presidentin një idiot, duke thënë se nuk kishte ndërmend të merrje me gjëra të tilla të vogla.