Tensionet Shqipëri-Greqi, Tsipras nuk do të vijë në Tiranë në 26 maj

512
TIRANE – Marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket kërkimeve për naftë në detin Jon kanë bërë që kryeministri Aleksis Tsipras të mos vijë në Tiranën zyrtare më 26 maj. Burime për median thanë se kreu i qeverisë greke nuk do të jetë i pranishëm në samitin e nivelit të lartë të kryeministrave të Rajonit në kuadër të SCEEP, dhe se Greqia zyrtare do të përfaqësohet nga zëvendsministri i Jashtëm.
Ky është bojkoti i dytë i njëpasnjëshëm që Greqia i bën Shqipërisë, pasi edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Katzias refuzoi të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë më 22-23 Maj. Edhe ne kete rast Athina pati perfaqesim ne nivel me te ulet, nga Sekretari i Përgjithëm i Cështjeve Evropiane. 
Edhe këtë të hënë mediat greke kanë vijuar të shkruajnë për marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, ku Kathimerini shkruan se ato janë në nivelin më të ulët.
Tensionet kanë arritur kulmin në periudhën e parë të vitit 2015 me hapjen nga qeveria shqiptare të çështjes së kërkimit të hidrokarbureve në detin Jon dhe Greqinë e Veriut.
Sipas “Kathimerinit” zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihet përmes disa opsioneve, dhe madje gazeta nuk përjashton padinë në Gjyqin e Hagës.
“Shqipëria pretendon se Greqia me programin e kërkimeve për naftë në detin Jon, të shpallur në qershor ka shkel ujërat territorial shqiptare në bllokun 5 ku Tirana planifikon kërkime gjatë javëve të ardhshme. Kjo do të thotë se do të shpaloset një krizë që me një mënyrë ose tjetër duhet të zgjidhet. Ose nëpërmjet dialogut, ose nëpërmjet arbitrazhit ose nëpërmjet Gjyqit të Hagës. Para se të mbërrijmë këtu ka prova e fakte që vërtetojnë se argumentet e palësh shqiptare janë të pabazuara”, shkruan Kathimerini.
Sipas gazetës, pretendimet e palës shqiptare për cenim të integritetit territorial të ujërave shqiptare nga kërkimet për naftë në detin Jon janë politike dhe jo shkencore, e madje së fundi u shkruajt se pretendimet e vendit tonë janë nxitur nga Turqia.  
Sigal