Tensionet në Tripoli, Kryeministri libanez përpjekje për një armëpushim të ri

455
Sigal

Kryeministri libian Fayez al Sarraj deklaroi se qeveria po përpiqet të negociojë për një armëpushim të ri në Tripoli.

Shefi i qeverisë ka mandatuar milicinë e Forcave Antiterrorizëm të Misuratas, e udhëhequr nga gjenerali Mohammed Al Zain, për të ardhur në kryeqytet për të organizuar një armëpushim të ri dhe për t’i dhënë fund dhunës në rrethinat jugore të qytetit.

Tentativa për armëpushim vjen pas arratisjes së qindra te burgosurve nga burgu Rweini në Ain Zara.

Evakuohen diplomatë dhe teknikë italianë- Edhe pse ambasada italiane zyrtarisht mbetet e hapur, u vendos që të evakuohen disa diplomatë nga Ministria e Jashtme. Po kështu edhe disa  teknikë italianë që punojnë në terminalet e puseve të Enit u evakuan me anijen e kompanisë së bashku me disa anëtarë të ambasadës. Burimet diplomatike thonë se kjo është një masë parandaluese.

Tension i lartë në jug të Tripolit- Masa e kryeministrit Sarraj erdhi pas një dite të vështirë, me disa përplasje mes milicive në jug të Tripolit, veçanërisht në Ain Zara dhe Abu Selim, ku dy persona vdiqën në rrethin e Al Falah, brenda një kampi refugjatësh për personat e zhvendosur brenda vendit në Tawergha.

Sipas burimeve lokale, te dielën qindra të burgosur arritën të shpëtojnë nga burgu Rweini në Ain Zara, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga përleshjet mes milicive, ndërsa Forcat e Brigadës së Shtatë avancuan në këtë zonë.