Tensionet me SHBA dhe ndërhyrja në Siri, reagon NATO: Turqia ka të drejtë të mbrohet

471
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu referuar Operacionit Dega e Ullirit të nisur nga Turqia kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH në Afrin të Sirisë, tha se Turqia është anëtarja e NATO-s që më së shumti është përballur me sulme terroriste dhe shtoi se Turqia gëzon te drejtën për t’u mbrojtur, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto komente Stoltenberg i ka bërë përmes një deklarate me shkrim pas një takimi me dyer të mbyllura me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy gjatë vizitës së tij në Spanjë.
“Turqia është anëtarja e NATO-s që më së shumti është përballur me sulme terroriste. Turqia, sikurse edhe shtetet e tjera, kanë të drejtë të mbrohen, por është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë proporcionale dhe të matur”, ka thënë shefi i NATO-s.
Stoltenberg ka bërë thirrje për kontakte të drejtpërdrejta mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Mesazhi që kam dhënë gjatë bisedave me liderët e Turqisë dhe shteteve të tjera është ky. Unë javën e kaluar bisedova me presidentin Erdoğan. Jemi në kontakt të rregullt me SHBA-të dhe shtetet e tjera. Për ta gjetur rrugën më të mirë përballë sprovave në veri të Sirisë, bëj thirrje për kontakt të drejtpërdrejt mes SHBA-ve dhe Turqisë”, ka thënë Stoltenberg.
Sigal