Tensionet Izrael-Hamas, përshpejtohet ndërtimi i barrierës në kufi me Gazën

489
Izraeli do të përshpejtojë ndërtimin e një barriere të madhe në kufirin e saj me Gazën, me qëllim parandalimin e hapjes së tuneleve nën-kufitare nga militantët.

Ndërtesa 64 km e gjatë do të arrijë një thellësi 40 metra nën tokë dhe 6 metra mbi tokë, me një kosto prej 833 milionë dollarësh. Sipas një komandanti të ushtrisë izraelite, i gjithë ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2019.

Izraeli ka bërë përpjekje për të neutralizuar kërcënimin që vjen nga tunelet ndërkufitare që prej luftës me militantët në Gaza në 2014. Gjatë 50 ditëve betejë, luftëtarë nga Hamasi i përdorën tunelet për t’u infiltruar në territorin izraelit në 4 raste, duke vrarë 12 ushtarë.

Trupat izraelite shkatërruan më shumë se 30 tunele dhe kanë gjetur 2 në përfundim të luftës. Ky konflikt ka lënë të vdekur më shumë se 2,251 palestinezë dhe ka plagosur 11,231 të tjerë. Në kampin izraelit, 67 ushtarë dhe 6 civilë janë vrarë, ndërkohë që 1,600 janë plagosur.

Një pjesë e barrierës së re do të zgjatet deri në Detin Mesdhe, në një përpjekje për të penguar sulmet nënujore, taktikë e përdorur më parë nga militantë të Hamasit. Sipas raportimeve të medias lokale, makineria e përdorur për ndërtimin e barrierës së re do të shkatërrojë çdo tunel ekzistues, ndërkohë që vetë barriera do të përdorë teknologjinë e sofistikuar për të kapur ndërtimin e ndonjë tuneli të ri.
Sigal