Tension midis Kosovës dhe Serbisë, shkak gërmimet në Jallovicë

81
Qeveria serbe ka urdhëruar rifillimin e gërmimeve në varrin masiv Jallovicës që ndodhet në fshatin e Rudnicës, ku gjenden trupat e shumë kosovarëve të vrarë gjatë kohës së luftës midis dy vendeve.
Përfaqësuesit e Beogradit nuk kanë bërë asnjë ftesë zyrtarë për praninë e ekpertëve nga Prishtina, gjë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm organeve kompetente të Kosovës. Zv. Koordinatori i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur, Haki Kasumi, gjatë një interviste është shprehur se ky veprim i Serbisë është i papranueshëm dhe një provokim i qartë.
Ndërkohë shefi i departamentit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se qeveria do t’i paraqesë Beogradit një kërkesë zyrtare për të mundësuar praninë e ekspertëve nga Kosova në gërmime.
Edhe përfaqësuesi i nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, ka nënvizuar se një process i tillë nuk mund të realizohet në rast se mungon pala kosovare.