Tempulli BEL në Palmira është shkatërruar nga ISIS, konfirmojnë imazhet

395
Tempulli Bel më i madhi dhe më i rëndësishëm në qytetin e lashtë të Palmiras në Siri është shkatërruar nga militantët e shtetit islamik. Këtë e konfirmojnë edhe imazhet satelitore.
Ekstremistët islamik pas disa shpërthimeve të njëpasnjëshme në tempull, kanë arritur ta rrafshojnë atë plotësisht.
Kreu i antikave siriane Mamun Abdulkarim pas shpërthimit të së hënës u shpreh se struktura themelore e tempullit ishte e paprekur, ndërkohë një nga banorët e zonës ka konfirmuar se prej tij ka mbetur vetëm muri i jashtëm dhe porta kryesore.
Që pas pushtimit të Palmiras militantët e shtetit islamik kanë shkatërruar dhe grabitur vendbanimet arkeologjike, duke i shkaktuar një dëm të parekuperueshëm historisë botërore. Ndërkohë të ardhurat nga shitja e thesareve janë përdorur për financimin e grupeve të xhihadistëve.
Rrënojat e Palmiras në veri lindje të Sirisë janë të famshme për arkitekturën greko romake. Forcat e qeverisë siriane kanë zhvilluar luftime të ashpra në muajt e fundit me militantët e ISIS për ti përzënë ata jashtë qytetit.
Sigal