Temperaturat shënojnë rekord në Indi

565
Në Indi janë shënuar temperatura rekord për këtë vit. Situata tani ka filluar të bëhet alarmante, pasi temperaturat e larta po shkaktojnë edhe shkrirjen e asfaltit në rrugë. Temperaturat e larta kanë mbërritur në Indi, deri në 51 gradë celsius. Sipas zyrtarëve të motit, kjo temperaturë që po mbizotëron në Indi ka thyer rekordin botëror për temperaturën më të lartë ndonjëherë. Rekordi në qytetin Phalodi vjen në kohën kur vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë Indinë. Rënia e temperaturave pritet vetëm pas shirave monsun, që zakonisht nisin në mes të qershorit.
Sigal