Temperaturat e larta, Iraku shpall pushim të detyrueshëm

470
I nxehti përvëlues që ka pushtuar pjesën më të madhe të botës, duket se po detyron shumë nga qeveritë të marrin masa.

Iraku duket se është vendi i parë për këtë vit që shpall zyrtarisht pushim të detyrueshëm, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë pushtuar vendin.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria apeloi për pushim të detyrueshëm gjatë gjithë të enjtes. Temperaturat në qytetet irakiane mësohet se arrijnë deri në 50 gradë Celsius.

Të enjten e kaluar, departamenti meteorologjik i shtetit paralajmëroi se temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të arrinin deri në 51 gradë Celsius.
Sigal