Temperatura të larta në Francë, habiten turistët

446
Turistët në qytetin e dritave po i shijojnë më së miri pushimet e tyre në këtë funddhjetori, pasi temperaturat në Paris janë rritur në mënyrë të papritur, duke sjellë me vehte një mot krejt të pazakontë në këtë periudhë të vitit. Turistët janë hequr palltot, dorashkat apo shallin dhe po shijojnë diellin e temperaturat e ngjashme me ato të vjeshtës së vonë. Andreas, një turist gjerman i cili po shijon kafenë në tarracën e një kafeneje të famshme, në Montmartre, tha se nuk e kishte pritur një mot kaq të mirë. “Ky është moti më i mirë që duhet për të vizituar Parisin. Nuk e prisja këtë mot në këtë periudhë në Paris. Jemi në dhjetor, duhet të visheshim shumë trashë. Në fakt unë jam veshur hollë. Është shumë ngrohtë” tha ai.

Studentja amerikane Mia Duncan, familja e të cilës jeton në Paris, tha se është shumë e lumtur që nuk i duhet të vishet trashë ndërsa shpjegon se në fakt ky mot i pazakontë ebën paksa nervoze. “Në fakt më shqetëson pak sepse kjo ndoshta vjen për shkak të ndryshimeve klimatike. Megjithatë më shijon sepse nuk është acar por është këndshëm: tha ajo. Agjencia e parashikimit të motit në Paris, Meteo France, tha se temperaturat e këtij dhjetori, mbi 15 gradë tej normales, mund të shërbejë për të dhënë një alarm. “Shohim këto temperatura që janë përtej pritshmërive. Është e rëndësishme të theksojmë se këto temperatura regjistrohen në prag të krishtlindjeve. Në përgjithësi temperatuart që në fillim të dhjetorit janë ato të ngricave dhe jo temperatura mbi 20 gradë celcius. Unë do të thoja se këto janë pasojat e ngrohjes globale. 2015 ka qënë viti më i ngrohtë i parë ndonjëherë në bota. Dhe në francë ky është muaji i katërt më i nxehtë i vitit, në histori” tha meteorologu Michel Daloz.
Sigal