Temperatura mbi 40 gradë në Indi, vdesin 200 persona

453
Së paku 200 persona e humbën jetën në Indinë jugore, si pasojë e të nxehtit të jashtëzakonshëm për këtë periudhë të vitit, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë e Indisë, duke i mbledhur të dhënat nga shtetet fqinje të cilat janë më të goditura nga vala e të nxehtit – Odisha, Telangana dhe Andra Pradesh. Siç lajmëron TASS, më së shumti viktima ka në Telengana, ku nga goditja e të nxehtit jetën e humbën mbi 100 persona, e ngjashme është edhe gjendja në Andra Pradesh, ku ka mbi 70 viktima.
Meteorologët në këto shtete matën temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit, të cilat gjatë ditës arrijnë edhe deri 43 gradë në hije, që është për gjashtë gradë mbi mesataren. Më e keqe është gjendja në Odisha, ku është matur temperatura prej 46 gradë, e cila mori së paku 45 viktima. Shkencëtarët, për këtë vit për Indinë jugore parashikojnë temperatura maksimale prej mbi 48 gradë. Autoritetet druajnë nga përsëritja e gjendjes së vitit të kaluar kur temperaturat e jashtëzakonshme ishin shkaktare për vdekjen e mbi 2.000 personave dhe paralajmëruan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonet më të nxehta të vendit.
Sigal