Tehran – Kulla 17-katëshe rrëzohet pasi u përfshi nga flakët

442
Një ndërtesë 17 katëshe është shembur në Teheran pasi ajo u përfshi nga flakët. Më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet se mund të ketë edhe shumë viktima.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të 25 zjarrfikësve të cilët ishin duke punuar për të shuar flakët që kishin rënë në kullën e lartë.
Një dëshmitar përshkroi rënien e godinës 17-katëshe si si një “skenë nga një film horror.”
“Rreth 25 zjarrfikës jeni bllokuar brenda dhe ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për t’i nxjerrë jashtë,” tha Kryetari i Bashkisë Mohammad Baqer Qalibaf për televizionin shtetëror.
Sigal