Të vrarë e të plagosur në një aksident në Gjermani

569
Autoritetet gjermane thanë se disa veta kanë humbur jetën kur një autobus u përfshi nga flakët pasi që u përplas me një kamion të hënën në një autostradë në shtetin gjerman të Bavarisë.
“Për fat të keq një numër personash – turistë nga shteti gjermano lindor i Saksonisë- kanë humbur jetën”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Sipas gazetës lokale, Frankenpost, 17 persona janë të vdekur, mirëpo njoftimi i saj nuk i referohej ndonjë burimi.
Policia tha se “një numër i udhëtarëve kanë vdekur” dhe 31 veta janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia tha se në kohën e përplasjes në autobus ndodheshin 48 njerëz.
Sigal