Të shtënat në Liege, protagonisti kishte vrarë edhe një ditë më parë

511
Sigal

“Njeriu që vrau dy oficerë policie dhe një civil në qytetin belg të Liège kishte vrarë dikë një natë para sulmit”, thotë ministri i brendshëm belg.

Jan Jambon tha se njeriu që qëlloi, i quajtur Benjamin Herman, ka vrarë një ish të burgosur, të cilin e kishte njohur në burg.

Ai shtoi se autoritetet po punojnë për zbardhjen e motivit.

Vrasësi gjithashtu mori peng edhe një pastruese në një shkollë, para se të vritej nga policia.

Burimet e policisë, sipas mediave lokale, thanë se burri tha “Allahu Akbar” (“Allahu është më i madhi” në arabisht).

Mediat belge thanë se ai kishte dalë nga burgu përkohësisht të hënën dhe në burg kishte përfunduar për probleme me drogën. Dyshohet se ai mund të jetë radikalizuar gjatë qëndrimit në burg.

“Ka shenja se ai ishte radikalizuar në burg, por a ishte në fakt ky radikalizim që e çojë atë të ndërmerrte këto akte?” tha ministri Jambon për radion RTL

“Kjo mund të ketë ndodhur mbase se ai nuk kishte asgjë për të parë përpara, sepse ai kishte vrarë dikë edhe një natë më parë. Psikologjia e tij dhe fakti….mbase ka qenë nën efektin e drogës.”