Të shtënat me armë zjarri brenda Parlamentit të Iranit

456
Persona të armatosur kanë qëlluar brenda Parlamentit të Iranit.

Siç raportojnë mediat vendase nga të shtenat me armë deri tani raportohet për plagosjen e një roje, por flitet që ka edhe persona të tjerë.

Gjithashtu ka raportime se ka pasur të shtëna me armë edhe në mauzoleumin e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern të Iranit.

Forca të shumta të sigurisë ndodhen brenda dhe jashtë parlamentit.

Agjencia IRIB citon një deputet të ketë thënë se ka pasur një numër sulmuesish në ndërtesën e parlamentit, të armatosur me kallashnikov AK-47.

“Kishte tre sulmues të armatosur, dy me kallashnikov dhe një me pistoletë të vogël,” citohet të ketë thënë deputeti Elyas Hazrati.
Sigal