Të shtëna pranë një shkolle, dy të vdekur në Francë

481
Të paktën dy persona rezultojnë të vrarë dhe një i plagosur rëndë pas disa të shtënave në afërsi të një shkolle në Grenobël të Francës. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Jean Racine” në qarkun Teseri, mëngjesin e sotëm. “France Belu” dhe radio “RFI” raportuan se një burrë vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri pak minuta më vonë ndërsa transportohej në spital. Një numër i madh forcash policie dhe ambulanca janë në vendngjarje.
Sigal