Të shtëna me armë pranë Agjencisë së Sigurisë në SHBA, 3 të plagosur

452
Tre persona besohet të jenë qëlluar jashtë kampusit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani raportohet për një oficer policie në mesin e të plagosurve. Pamjet e para tregojnë një kamionçinë të zezë me vrima plumbash në xhamin e përparmë.
Duket se automjeti është përplasur me barrierën prej betoni. Agresori është dërguar menjëherë në paraburgim pas arrestimit, ndërkohë FBI ka nisur hetimin për ngjarjen.
Asnjë prej të plagosurve nuk duket se është në rrezik për jetën, raportojnë mediat vendase.
Rrugët përreth zonës janë mbyllur përkohësisht.
Sigal