Të shtëna me armë në një lokal në SHBA, raportohet për viktima

483
Sigal

Të shtënat me armë janë regjistruar në një lokal në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve ka dhe viktima.

Një person i armatosur hyri në një club me emrin “Borderline” në Thousand Oaks dhe hapi zjarr me një pistoletë automatike. Dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar rreth 30 të shtëna. Për t’i shpëtuar plumbave disa prej klientëve u fshehën në tualetet e lokalit dhe disa të tjerë në çati.

BBC shkruan se ndërkohë policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga sulmi me armë.