Të shtëna me armë në Gjykatën e Moskës, vriten 3 të pandehur, plagosen 2 të tjerë

476
Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se tre të pandehur janë vrarë dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Gjykatën rajonale të Moskës. Ngjarja ndodhi kur të pandehurit tentuan t’u rrëmbejnë armët policëve në tentative për t’u larguar.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar dëshmitarë, avokatë dhe zyrtarë nga gjykata të kenë thënë se të paktën tre të pandehur janë vrarë gjatë seancës.
Në këtë seancë, po mbahej gjykimi për nëntë persona nga Azia Qendrore, të akuzuar për vrasje të shumëfishta. Personeli i gjykatës është evakuuar menjëherë raportuan mediat ndërkombëtare.
Sigal