“Të pëlqen pornografia?- Takova vrasësin e 8 grave, por…”

450
Një grua që i shpëtoi një rrëmbimi brutal nga një vrasës serial famëkeq rreth 25 vite më parë, është rikthyer në vendin e krimit për të ndarë historinë e saj dhe për të treguar se si u arratis.
Jennifer Asbenson ishte vetëm 19 vjeçe kur u rrëmbye nga Andrew Urdiales në vitin 1992, në Desert Hot Springs, Kaliforni.
Burri ka vrarë të paktën 8 gra dhe Asbenson ishte e vetmja prej viktimave të tij që ka mundur të shpëtojë.
Gruaja është kthyer në vendin e ngjarjes për të xhiruar një video nga skena e saktë e rrëmbimit dhe për të rrëfyer kujtimet e saj.
Vajza ishte në rrugë teksa punonte duke u përkujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara, teksa më 27 shtator të vitit 1992, një burrë i afroi asaj një udhëtim.
Fillimisht nuk pranoi, por më vonë e tërhoqi ideja. Burri e pyeti nëse i pëlqente pornografia, për të cilën vajza tha “Jo”!
Në vitin 1997, burri u arrestua dhe pranoi vrasjen e 8 grave dhe rrëmbimin e Asbenson. Ai është dënuar dy herë me vdekje në Illinois ku vrau tre nga gratë. Po aq dënime u dhanë edhe në Kaliforni.
Gruaja tani është 43 vjeç dhe po shkruan një libër.
Sigal