Të paktën tre të vdekur gjatë një shkëmbim zjarri në Francë

474
Të paktën tre persona humbën jetën, dhe katër të tjerë, ku dy policë, janë plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi sot në një kamp endacakësh në Roye (veri të Francës), njoftoi prefektura. Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në rrethana ende të panjohura. Sipas dëshmive të marra në vendngjarje nga gazetarët, një zënie e dhunshme filloi në mes të kampit të endacakëve, që ndodhet pranë një autostrade. Një burrë, ndoshta i dehur, hapi zjarr, ndërkohë që disa policë, të njoftuar, mbërritën në vend.
Sigal