Të paktën 40 viktima nga një shpërthim kamikaz në Libi

473
Një shpërthim me bobmë në Libi ka shkaktuar të paktën 40 viktima në një qëndër stërvitore të policisë në qytetin Zliten.
Përfaqësuesi special i OKB-së, Martin Kobler, komunikoi se bëhej fjalë për një sulm kamikaz. Mediat vendase raportuan se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm dhe ishte dëgjuar deri në një largësi prej 60 kilometrash.
Si pasojë e bombës, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në qëndrat spitalore. Ende nuk dihet se cilët kanë qënë autorët e këtij sulmi, por dyshohet se mund të jetë një tjetër akt terrorist i Shtetit Islamik.
Sigal