Të gjithë të angazhuar për të sjellë paqen në Siri

480
Sigal

Të dielën në mbrëmje më 15 shtator, Presidenti i Republikës Franceze, Z. François Hollande, e cilësoi Sirinë si “tragjedia më e rëndë e fillimit të shekullit të 21-të”, me 120.000 të vdekur, me gjysmën e popullsisë të shpërngulur (dy milion refugjatë), dhe më 21 gusht, procesion e horrorit, ndodhi një masakër kimike”, me 1 500 civilëve të vrarë. Ai e cilësoi marrëveshjen e Gjenevës në mes amerikanëve dhe rusëve si “një etapë e rëndësishme”, por “jo përfundimtare”. Më 16 shtator, Ministrat e Punëve të Jashtme, amerikan (Z. John Kerry) dhe britanik (Z. William Hague), erdhën në Paris për të punuar në lidhje me çështjen e Sirisë me ministrin francez Laurent Fabius. Ata u pritën nga Presidenti Hollande, dhe patën një takim pune me homologun e tyre turk, Z. Ahmet Davutoglu.

Në konferencën e tij për shtyp, zoti Fabius tha se pozicioni i “qëndrimit të vendosur” të këtyre vendeve u shpagua: “Regjimi sirian nuk pati zgjidhje tjetër përveç se të angazhohet për të shkatërruar armët e tij kimike, ekzistencën e të cilave ai e mohonte deri para pak ditësh”. Qëllimi i këtij takimi në Paris, pas marrëveshjes amerikano-ruse të Gjenevës, është që “kjo marrëveshje të zbatohet me shpejtësi, për të shmangur një herë e përgjithmonë kërcënimin kimik të regjimit sirian kundër popullit të vet dhe fqinjëve të tij. Ne duam shumë shpejt veprime konkrete dhe të verifikueshme, duke pasur parasysh se të gjitha opsionet duhet të qëndrojnë mbi tryezë nëse deklaratat nuk shoqërohen me efekte konkrete në terren. Kjo është arsyeja pse ajo është quajtur P3, d.m.th. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, dëshiron të marrë, në ditët e ardhshme, nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara një rezolutë të fortë, e cila do të mbështesë, me gjithë autoritetin e Këshillit, planin e çarmatimit kimik dhe do të parashikojë sigurisht pasoja serioze në qoftë se nuk do të zbatohej… “. Dje, Ministri i Jashtëm Laurent Fabius vizitoi Moskën, ku u pritet nga homologu i tij, Z. Serge Lavrov.
Z. Fabius theksoi gjithashtu nevojën për të insistuar përsëri në objektivin e një zgjidhjeje politike që është mënyra e vetme për të dalë nga kriza. Parimet e kësaj zgjidhjeje janë përcaktuar tashmë në Gjenevë para një viti e gjysmë. “Ne do të përtërijnë përpjekjet tona të përbashkëta në javët e ardhshme, madje edhe në ditët që vijnë, për të ndërtuar një zgjidhje politike në bashkërendim me të gjitha vendet që u përmbahen parimeve të miratuara në Gjenevë. Ne e dimë se për të negociuar një zgjidhje politike, duhet një opozitë e fortë. Pra ne synojmë gjithashtu të forcojmë mbështetjen tonë për Koalicionin Kombëtar Sirian, dhe në këtë në frymë do të mbahet në Nju Jork, në kuadrin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një mbledhje e madhe ndërkombëtare rreth koalicionit kombëtar sirian”.