Të gjithë i konsideruan meteorë, por topat që vinin nga qielli ishin diçka tjetër

615
Topa të ngrirë me peshë nga 10 deri në 12 kilogram kanë rënë në fshatin Fazilpur Badli të Indisë, ndërsa në fillim të gjithëve iu është dukur sikur fatkeqësi natyrore. Kur e kanë dëgjuar edhe zhurmën e madhe kanë menduar që ato janë meteor. Por duket se kjo ka të bëjë me diçka krejt ndryshe. Autoritetet indiane dyshojnë se një pjesë e madhe e kësaj gjëje të ngrirë është pjesë e jashtëqitjeve të aeroplanëve.
Në fakt jashtëqitja nga aeroplanët hiqet pasi që aeroplani të ateroj në aeroport. Por ndodh që një pjesë e saj të lëshohet gjatë fluturimit të aeroplanit.
Hulumtuesit e kanë dërguar akullin për t’i bërë analiza për t’u vërtetuar nëse bëhet fjalë në të vërtetë për jashtëqitje të njeriut.
‘Ajo ka qenë shumë e rëndë, sa që njerëzit kanë vrapuar të shikuar se çfarë ndodhi’, ka dhenë njëri.

Sigal