Të enjten zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë, të premten votohet Qeveria

478
Koalicioni PAN ka arritur që t’i sigurojë votat për krijimin e Qeverisë. Burime të Gazetës Express, marrin vesh se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Qeverisë do të mbahet këtë të premte, saktësisht me datën 4 gusht. Ndërkohë një ditë para, më 3 gusht Kuvendi do ta mbajë seancën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit , të nominuarin e koalicionit PAN, Kadri Veselin.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme zyrtarë të koalicionit PAN kanë dhënë inisciale se seanca do të mund të shtyhet për të premtën. Kështu ka thënë zyrtari i AAK’së, Rasim Selmanaj.

“Ekziston mundësia, por të shohim si do të zhvillohet situata më 3 gusht. Nëse jo më 3 gusht, atëherë një ditë më vonë gjithsesi”, ka deklaruar ai. Tutje

Selmanaj më tutje ka folur edhe për një qeveri të gjerë, me ç’rast ka thënë se PAN-it ende beson se do t’i bashkohet LDK-ja.

“Por ne ende po besojmë që të na bashkohet edhe LDK-ja. Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm”, ka shtuar ai.
Sigal