Të darkosh nën ujë…në restorantin e parë në Europë

439
Sigal

Ne kemi këtë dritare të vogël pranë kuzhinës. Sa herë që një peshk disi i veçantë kalon, ndalem dhe pyes veten se çfarë shije mund të ketë. Si për kuzhinierin ashtu dhe për të ftuarit, çdo pjatë ndryshon nga e zakonshmja në restorantin e parë nën nivelin e detit në Europë.

Me një stil arkitekturor që të ngjall vërtetë kuriozitetin në Lindesnes, në ekstremin jugor të Norvegjisë, Under propozon prej disa javësh një darkë brenda në ujë, por pa u lagur. Këtu mund të shijohen pjata vërtetë të shijshme të sugjeruara nga mbretëria e Poseidonit, me një panoramë mbresëlënëse në pesë metra thellësi.

Pasi kalon hyrjen futesh në një korridor të ngushtë betoni të ndërtuar në bregun e Detit të Veriut, një shkallë e gjatë prej lisi gjarpëron drejt sallës së restorantit pothuajse minimaliste në arredim ku vështrimi të ndalet në dritaren gjigante prej xhami që luan rolin e dekorit arkitekturor.

Pas këtij ekrani gjigant prej më shumë se 36 metra katror që ngjason me një periskop të zhytur në ujë, sipas perceptimit të projektuesve, mund të shijosh një spektakël të gjallë, në lëvizje të botës nënujore.

”Under në gjuhën norvegjeze do të thotë ”nën” në kuptimin i zhytur, nën ujor dhe kjo nënkupton gjithashtu një lloj magjie’’, shprehet Stig Ubostad, bashkëpronar së bashku me të vëllain e tij të restorantit nën ujor.

”Është pa asnjë dyshim më i madhi në botë dhe i vetmi restorant në Europë’’, përfundon ai.